03 Maj 2024

Autostrada Vërmicë-Merdar vazhdon sipas dinamikës së paraparë

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, priti sot në një takim pune ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Si temë e këtij takimi ishte edhe arritja e marrëveshjës për transportin rrugor në mes të të dyja vendeve e cila marrëveshje tashmë është inicuar. 

Përkitazi me këtë pritet që së shpejti, të takohen grupet teknike-profesionale të të dyjave vendeve dhe ta përfundojnë punën rreth propozim tekstit të kësaj marrëveshje.

Ambasadori Balla, u interesua rreth punimeve në projektin e Autostradës Vërmicë-Merdar por edhe rreth projekteve tjera të infrastrukturës rrugore të vendit tonë.

Me këtë rast ministri Mujota e njoftoi ambasadorin Balla se realizimi i punimeve në ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Merdar është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)