04 Maj 2024

Auto taksitë e Prishtinës dhe Fushë Kosovës pengohen nga policia

Prishtinë, 13 janar - Shoqata e auto-taksive të Prishtinës dhe ajo e Fushë Kosovës së bashku me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës protestuan sot para Aeroportit të Prishtinës, por u penguan nga forcat policore.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privatë, Jusuf Azem ka thënë se sot protesta ishte me ndryshe pasi qe para hyrjes në Aeroport ishin mbledhur shumë forca policore të cilat në fillim \"nuk na lanë as të afrohemi te Aeroporti, ata ishin pozicionuar rreth 500 metra para hyrjes së aeroportit\".

Ai ka theksuar se pas bisedave në mes kryetarit të sindikatës, kryetarëve të shoqatave dhe togerit te policisë u arrit marrëveshja që protestuesit të shkojnë në vendin ku ata duhej protestuar.

\"Ne u befasuam me atë numër aq të madh të policisë\", ka theksuar Azemi.

Në fund protesta kaloi pa eksese dhe pas kësaj proteste kryetari i sindikatës Jusuf Azemi dhe dy kryetarët e dy shoqatave të auto-taksive, u takuan me drejtorin e ANP, ku mbet shumë shpejt të gjendet një zgjidhje e pëlqyeshme dhe e përbashkët.

Protesta do të vazhdoj të mërkurën me datë 18.01.2012 në ora 9:00-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)