02 Maj 2024

Austria ndihmon Kosovën në linjat hekurudhore

Prishtinë, 17 shtator - Sot, ministri i Infratsrukturës, Fehmi Mujota i shoqëruar nga zëvensësministri i Financave Ramadan Avdiu, priti në një takim ambasadorin e Austrisë, në Kosovë, Johann Brieger.

Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë, në projektet të cilat janë të rëndësishme për vendin tonë, në veçanti kërkesa për finacimin dhe riparimin e tuneleve në linjën hekurudhore 10, përkayësisht linja Leshak-Hani i Elezit, përmes kredisë nga Qeveria austriake. 

Ky takim vie si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes së  bashkëpunimi në mes të ministrisë së Financave të Austrisë dhe Ministrisë së Financave të Kosovës, e cila marrëveshje ka të bëjë me projektet jokomerciale.

Duke u bazuar në këtë marrëveshje këto projekte do të realizohen në të ardhmen përmes kredisë së butë, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes pritet që të bëhet në Kuvendin e Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për edhe për financimin e projekteve tjera të rendësishme për Kosovën, bazuar në projektet prioritare të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Mujota, tha se investimet e ardhshme në linjën e 10 hekurudhore, do të gjejnë vend në listën e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, për hekurudhat.

 “ Së bashku me kompaninë hekurudhore INFRAKOS, do të punohet shumë në këtë drejtim, në mënyrë që të përgatiten projekte të detajuara, të cilat do të bazohen në studimin e fizibilitetit për linjën e 10 hekurudhore, ndërsa qëllimi kryesor është modernizimi i kësaj linje”, theksoi ministri Mujota.

Ministri  Mujota gjithashtu u shpreh se ky projekt do të  punohet në detaje, si dhe premtoi se në këtë  do të angzahohen edhe ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës, e që së bashku me ata të Ministrisë së Financave do të bëhet i mundur realizimi i këtij projekti si dhe projekteve me rëndësi të vecantë për vendin tonë.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë, Brieger theksoi:” Jemi të interesuar që të ndihmojmë në financimin e projekteve më me rëndësi  të Kosovës, sidomos në ato të infrastrukturës hekurudhore”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)