02 Maj 2024

Asetet e paluajtshme të Postës në hipotekë

Prishtinë, 25 shtator - Kompanitë në garë për PTK-në kanë ardhur në Kosovë me kërkesa shtesë rreth privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Ato po kërkojnë që Qeveria t’i fus në hipotekë asetet e paluajtshme të Postës për të marrë kredi në banka ndërkombëtare.

Nga diskutimet mes palëve, mësohet se kjo është e vetmja mënyrë që të mos dështojë krejt procesi.

Çështja e financimit e ka vënë në dyshim edhe njëherë procesin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Kompanitë në garë, që aktualisht gjenden në Kosovë, kanë ardhur me kërkesa shtesë ndaj Qeverisë, e që nuk përfshihen as në pakon tenderuese.

Ato po kërkojnë nga Qeveria t`i fus në hipotekë asetet e paluajtshme të Postës, të cilat mbesin pronë e Kosovës, pas privatizimit të Valës dhe Telekomit.

Kjo tashmë edhe është e vetmja garanci e madhe e bankave ndërkombëtare për t’iu dhënë kredi kompanive konkurruese.

Me pakon tenderuese, Posta - përfshirë asetet e paluajtshme - është njësie e vetme e ndarë e ndërmarrjes që i mbetet në pronësi shtetit.

Sipas burimeve të Express, nga takimet mes Qeverisë dhe kompanive, kjo po del të jetë forma e vetme që ndërmarrja të privatizohet pas problemeve që kanë shfaqur kompanitë në garë rreth burimeve të financimit.

Arsyetimi i kompanive është se nuk kanë para dhe kredia në banka shihet si e vetmja mundësi. Por, institucionet financiare po kërkojnë garanci shtesë për lëshimin e kredive. “Për shkak të rrezikut të madh që përbën Kosova si vend me korrupsion dhe e ranguar keq në raportet ndërkombëtare, bankat nuk po u lëshojnë kredi kompanive në garë për PTK-në”, ka thënë ky burim.

Kjo, sipas këtij burimi, është arsyeja që kompanitë që gjinden në Kosovë po kërkojnë garanci shtesë nga Qeveria e Kosovës. “E kjo është që Qeveria t’i fusë në hipotekë asetet e Postës që me pakon tenderuese janë në pronësi të shtetit”, ka thënë ky burim.

 

/Express/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)