02 Maj 2024

ART gjobit PTK-në me 250 mijë euro

Prishtinë, 28 shtator - Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit e ka dënuar PTK’në rrafsh 250 mijë euro. Bordi i këtij rregullatori ka konstatuar se menaxhmenti i ndërmarrjes më fitimprurëse në vend ka bërë shkelje të ligjit në përdorimin e brezit frekuencor.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Naser Shala, anëtar i bordit të ART’së.

“Për shkak të vazhdimit të përdorimit të paautorizuar të resurseve frekuencore, mosrespektim të vendimit të ART’së, Bordi ka vendosur t’i shqiptojë masën e dënimit në vlerë prej 250,000 euro”, ka pohuar Shala.

Ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë, por pritet të zyrtarizohet më së largu deri të premten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)