02 Maj 2024

ANP urë lidhëse në mes Kosovës dhe botës

Prishtinë, 11 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve ndërtimore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), në përputhje me Dokumentin e Fushëveprimit Teknik dhe Planin e Punëve Ndërtimore.
 
Gjatë ceremonisë ajo tha se dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në kuadër të politikës së transformimit të pronës në Kosovë, është në funksion të ndërlidhjes së kapitalit, të nxitjes së investimeve të huaja në Kosovë dhe të ngritjes së cilësisë së punës dhe të shërbimeve.

Republika e Kosovës, në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, i ka të rëndësishme reformat në sistemin ekonomik, të cilat Kosovën e bëjnë një vend të përshtatshëm për tërheqjen e kapitalit dhe të investimeve e huaja në të gjitha degët e ekonomisë dhe në fushat e tjera.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është një nyje e rëndësishme e aviotransportit edhe nga fakti se vendi ynë ka një numër të madh të mërgimtarëve, që me dekada punojnë dhe jetojnë në shtetet e Evropës, por edhe nga fakti se Kosova shërben si një udhëkryq i rëndësishëm i lidhjeve me botën.

Gërshetimi i interesave të përbashkëta edhe në ekonomi, nëpërmjet bashkimit të mjeteve dhe të kapitalit, nëpërmjet koncesionit, të ndërlidhjes së resurseve vendore e ndërkombëtare, të ofrimit të shërbimeve, është një formë e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm, për ndërlidhjet me tregjet globale dhe për paraqitje të përbashkët në tregjet e tjera.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të luajë një rol të rëndësishëm në rrjetin e aeroporteve të Evropës, do të jetë një urë ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe botës, do të jetë në funksion të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke ofruar shërbime të mira dhe cilësore, dhe njëherësh duhet të shërbejë edhe si referencë për investitorët dhe menaxhuesit, si sprovë e një investimi dhe një angazhimi e organizimi këtu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)