25 Prill 2024

ANP pagëzohet ”Adem Jashari”, autostrada ”Ibrahim Rugova”

Prishtinë, 5 nëntor - Në mbledhjen e së premtes qeveria në dorëheqje dha pëlqimin që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), të pagëzohet me emrin e Adem Jasharit ndërsa autostrada Vërmicë -Mërdarë të pagëzohet me emrin Ibrahim Rugova.

Qeveria e Kosovës këtë vendim e mori pas kërkesës së bërë nga Bordi i drejtorëve të ANP-së.

Për këtë e ka dhënë pëlqimin Qeveria e Kosovës e përbërë nga ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të pakicave, e cila është mbledhur në mbledhjen e parë që nga dalja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi ka thënë se sikur në gjithë botën edhe Aeroporti i Prishtinës duhet të ketë një emër dhe më meritori për këtë është komandanti legjendar Adem Jashari, i cili sakrifikoi gjithë familjen e tij.

"Kemi nderin që duke dhënë pëlqimin për emërimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës `Adem Jashari' që të respektojmë të kaluarën, të sotmen dhe të marrin energji për të ardhmen. Duke u nisur nga ky realitet propozoj që Qeveria të jep pëlqimin edhe për emërimin e autostradës Vërmicë-Merdare të presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa qeveria jep pëlqimin që organet përgjegjëse të vazhdojnë procedurat në mënyrë që të përmbyllet ky proces", ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri në dorëheqje, Hajredin Kuçi ka thënë se ka qenë një propozim i bordit të ANP-së dhe atij i është dhënë pëlqimi nga Qeveria, kur për autostradën, ai ka thënë se ka qenë propozim i vetë kryeministrit.

"Mendoj se këto janë dy vendime që mirëpriten nga qytetarët e vendit dhe jam i bindur se çdo qeveri do t'i merrte vendimet e tilla", ka thënë Kuçi.

Sipas tij, Qeveria e jep vetëm pëlqimin, kurse iu mbetet bordeve të caktuara që ta zbatojnë vendimin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)