02 Maj 2024

ANP modernizon Hapësirën Ajrore të Kosovës

Prishtinë, 29 mars - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, në kuadër të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare siç janë ICAO dhe EUROCONTROL-i për një qiell të përbashkët evropian,  si dhe me qëllim të realizimit të detyrimeve për certifikim si Ofrues i Shërbimeve të Navigimit Ajror, është në fazën përfundimtare të realizimit të projektit madhor për Modernizimin e Hapësirës Ajrore të Republikës së Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv i ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari” Bahri Nuredini, realizmin e këtij projekti e cilësoi të një rëndësie të madhe dhe të domosdoshëm për shërbimet që ofron ANP-ja.

“Ky projekt i cili përmban një numër të madh të investimeve kapitale brenda vetës, është i domosdoshëm në mënyrë që ti plotësojm kërkesat e paraqitura nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës  e që janë konform standardeve ndëkombëtare të Eurocontrol dhe ICAO,  pasi që ne jemi në prag të certifikimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil si dhe në përgatitje e sipër të hapjes së Hapësirës së Lartë Ajrore të Kosovës”, theksoi Nuredini.

Sipas Kryeshefit Nuredini, edhe pse realizimi i këtyre projekteve kapitale mbart në vete një kosto jo të ulët të realizimit, në të ardhmen do të jenë fitimprurës dhe  do të ndikoj direkt në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ANP “Adem Jashari” si dhe janë të domosdoshme për operimin e Hapësirës së Lartë Ajrore të Kosovës. Projekti i Modernizimit të Hapësirës Ajrore përmban në vete disa nënprojekte kapitale siç janë:

Zhvendosja e sistemeve ekzistuese të RADAR-it primar dhe sekondar si dhe pajisjeve tjera përcjellëse, procedurat STAR dhe SID( të cilat nënkuptojnë procedurat standarde ne vajtje ardhje te fluturakeve), blerja e RADAR-it të ri, Sistemeve të Komunikimit të të Folurit, Sistemeve të Navigimit si dhe blerja e Sistemit të Incizimit të Zërit, rilokimin apo blerjen e pozitave operuese në kullë.

I gjithë ky projekt pritet të implementohet brenda vitit 2013, pasi që një pjesë e konsiderueshme e realizimit të tij varet edhe me përfundimin e punëve në kullën e re ku janë procedura standarde gjatë zhvendosjes së sistemeve nga kulla e vjetër në të renë me ç`rast puna e operimeve nuk duhet të ndërpritet për asnjë moment. Projekti në fjalë duke përfshirë edhe trajnimet e stafit që është e domosdoshme për përdorimin e sistemeve të reja si dhe rilokimin e sistemeve ekzistuese dhe instalimin e sistemeve të reja ANP-së, ka një kosto rreth tetë milion euro.


Gjithashtu ka përfunduar edhe projekti për modernizimin e sistemit ATIS i cili mundëson komunikimin automatik me pilotin, pasi që ka kaluar jetëgjatësinë e përdorimit.

Ndërkaq për Hapësirën e Lartë Ajrore janë parapa edhe disa investime tjera kapitale shumë të rëndësishme siç është Sistemi i Automatizimit ATM, ku parashihet ndërtimi i infrastrukturës së domosdoshme për një Qendër të vet të Kontrollit të Trafikut Ajror Regjional, në mënyrë që Kosova vet të menaxhoj me trafikun që kalon në hapësirën e saj ajrore.

Kryeshefi Bahri Nuredini theksoi se, për realizimin e gjitha projekteve të cilat janë të nevojshme për hapjen e Hapësirës së Lartë Ajrore janë parapa investime kapitale të nevojshme që kapin vlerën e 15 milion eurove, mjete këto të cilat ANP-ja nuk mund ti siguroj tani për tani, por shpreson që të gjejnë mbështetje tek Institucionet Relevante të Kosovës apo edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

Gjithashtu në kuadër të ngritjes së sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve ANP-ja ka organizuar edhe një varg trajnimesh nga ana e EUROCONTROL-it, duke përfshirë, trajnimin e kontrollorëve ekzistues,  shkollimin e tetë kontrollorëve të rinj, trajnimin e stafit teknik në programin ATSEP si dhe certifikimin e 20 punonjësve nga EUROCONTROL-i në programin e Vlerësimit Preliminar të Sistemeve të Sigurisë i cili është mbajt për herë të parë në Kosovë.

Me gjithë  këtë duke pas parasysh që ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, me rastin e koncesionimit, ka trashëguar një pjesë të madhe të borxheve siç  është shpronësimi i tokave dhe disa kontesteve tjera gjyqësore si dhe janë shkurtuar të hyrat dhe nga ana tjetër duke parë domosdoshmërinë e kryerjes së këtyre investimeve kapitale, trajnimeve të nevojshme dhe përgatitjeve për hapjen e Hapësirës së Lartë Ajrore të Kosovës, të cilat bartin një kosto të konsiderueshme, ka bërë reduktimin e shpenzimeve në minimum duke përfshirë këtu edhe uljen e pagave të stafit të ANP-së.

Me këtë synohet që të përmbushen kërkesat e paraqitura nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës  e që janë konform standardeve ndërkombëtare të EUROCONTROL-it dhe ICAO-s, si dhe kërkesave tjera që janë të nevojshme për certifikimin e ANP-së si Ofrues i Shërbimeve të Navigimit Ajror.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)