04 Maj 2024

Anija e flotës Amerikane, USS Gunston Hall, viziton Durrësin

Durrës, 24 prill - Ambasada Amerikane në Prishtinë ka vërejtur raportime të gabuara nga mediumet vendore lidhur me vizitën a anijës së flotës ushtarake detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë.
 
Zbarkimi i anijës USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës.

Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdoj përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet Europiane si dhe të përmirësoj sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare.

Gjersa janë në port, oficerët dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me zyrtar vendor dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Anija, USS Gunston Hall viziton portin bazuar në zbarkimin e planifikuar të Flotës së 6-të Amerikane në zonën e saj të pergjegjësisë.

Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë ska lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarjeje në regjion. Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar.

Një vizitë e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar.

Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijës do të bëjë punë bamirësie.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)