Aksident hekurudhor në New York

 New York, 4 shkurt - Një tren pasagjerësh ka goditur një automjet mbi binarë në veri të New York-ut, ku 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë pas përplasjes lokomotiva e trenit është përfshirë nga flakë të mëdha, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të pasagjerëve. 
Mes viktimave ishte edhe shoferi i automjetit, ndërsa 5 të tjerët ishin pasagjerë të trenit. 
Një zëdhënës i hekurudhës ka thënë se disa autobusë ishin dërguar për të marrë udhëtarët nga vendi i ngjarjes. 
Mediat amerikane shkruajnë se në tren ndodheshin më shumë se 750 pasagjerë. 
Ishte e tmerrshme. Për një moment nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, ndërsa më pas dikush tha se treni ishte përfshirë nga flakët, tha një prej pasagjerëve.  
















