29 Mars 2024

AKR kundërshon formën e privatizimit të PTK-së

Prishtinë, 16 tetor - Qëndrimi i Aleances Kosova e Re (AKR) përkitazi me privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës është se AKR nuk është kundër privatizimit, por formës se privatizimit.

Ibrahim Makolli shef i Grupit Parlamentar të AKR-së ka thënë se Aleanca Kosova e Re asnjëherë nuk është deklaruar se është kundër privatizimit, sepse koncepti ynë politik është shumë i qartë, për liberalizim të ekonomisë, por është deklaruar kundër formës së privatizimit.

“Aleanca Kosova e Re, është pozicionuar kundër privatizimit në këtë formë të PTK-së, ngase konsiderojmë se nuk mund të shkohet në privatizim të këtij aseti shumë të çmuar pa u bërë paraprakisht vlerësimi i drejtë”, ka pohuar ai.

Makolli ka vlerësuar se nuk është veprim i mençur privatizimi në këtë kohë të krizës globale financiare, ngase edhe kompanitë e interesuara tashmë në këtë krizë nuk ofrojnë ofertë të kënaqshme;

Në asnjë vend institucionet në fund të mandatit sipas tij nuk ndërmarrin vendime strategjike, prandaj e vlerësojmë se këto institucione nuk e kanë të drejtën për veprime të tilla strategjike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)