03 Maj 2024

Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë

Paris, 15 qershor - Në Francë avioni i ri i koncernit europian të ndërtimit të avionëve Airbus - aeroplani i distancave të largëta "A350", kreu fluturimin e tij të parë testues.

4 orë pas ngritjes në ajër ai u kthye me sukses në aerodromin e Tuluzës. Fluturimi u krye në një lartësi prej rreth 7.500 metrash.

"A350" destinohet për të konkurruar me avionin amerikan "Boeing 787 Dreamliner".

Distanca e fluturimit pa ndalesa e "A350" duhet të jetë 15.000 km. Ai mund të transportojë 270-350 pasagjerë në varësi të modifikimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)