02 Maj 2024

Aeroportit ushtarak i Gjakovës kalon në shfrytezim të qeverisë

Prishtinë, 25 mars - Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të sotshëm është themeluar një Komisioni qeveritar me qëllim që mbikëqyrë procedurat e kalimit të Aeroportit Ushtarak të Gjakovës, nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë te Qeveria e Kosovës.

Ky propozim ka ardhur nga Ministrja Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila. Megjithatë çështja nuk kaloi pa probleme dhe përplasje të vogla mes anëtarëve të kabinetit.

Ministrja Lila arsyetoi propozimin e saj me faktin që Ministria italiane e mbrojtjes ka kërkuar që të bëjë transferimin e këtij aeroporti që ishte në shfrytëzim të tyre tek qeveria e Kosovës. me këtë rast ajo ka propozuar të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës të cilat në bazë të kompetencave të tyre ligjore, që të japin kontribut me rastin e transferimit të aeroportit ushtarak të Gjakovës.

Kështu ajo ka propozuar që komisioni të përbëhet nga MTI, Ministria e infrastrukturës, Zyra e kryeministrit, MPB, Ministria e Administratës Publike, MPJ , MEF, MZHE, Agjensioni i aviacionit civil si dhe një përfaqësues i Ambasadës italiane në Prishtinë.

Ajo e quajti si shumë të rëndësishme që ky komision do të jetë përgjegjës për zhvillimin e procedurave për transferimin e aeroportit ushtarak të Gjakovës.

Mirëpo ky propozim i dalur nga Ministria e Tregtisë nuk i pëlqeu ministrit të FSK Agim Ceku duke pyetur pse MTI të merret me aeroportin.

“Ca ka lidhje aeroporti me biznes apo tregti pasi kjo ka të bëjë me ushtri, mundet me polici, bujqësi, sport. Ka shumë institucione tjera që mund t’ia caktojnë mënyrën se çfarë do të bëhet me këtë aeroport.

Ndoshta ministria e planifikimit hapësinor do të propozojë me e rrënuar krejt dhe ti kthejë në arra si ka qenë më herët”, tha ai duke sugjeruar që duhet me qenë një komision pak më gjithëpërfshirës dhe më serioz.

Mirëpo as Kusari nuk i mbeti borxh duke ia kthyer një kundërpërgjigje në formë arsyetimi me ironi. Ajo e falënderoi ministrin Ceku për respektin siç tha “informatat për MTI”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)