03 Maj 2024

Aeroporti rus "Sheremetievo" shpallet aeroporti më i mirë në Europë

Moskë, 14 qershor - Aeroporti moskovit "Sheremetievo" u shpall aeroporti më i mirë në Europë në aspektin e shërbimit të pasagjerëve.

Ky vendim u morr nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve pas përfundimit të studimeve të kryera në kuadrin e programit ASQ Awards, i cili merr në konsideratë përshtypjet e pasagjerëve bazuar në 37 parametra kryesorë.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit aeroportit fitues u mbajt në Stamboll, ku përfaqësuesit e aeroportit "Sheremetievo" thanë se kanë bërë përpjekjet maksimale "për të sjellë cilësinë e shërbimit në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare".

Në vitin 2011 "Sheremetievo" hyri në dhjetëshen e aeroporteve më të mira europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)