05 Maj 2024

Aeroporti merr çmim për shërbime dhe menaxhim

Prishtinë, 14 dhjetor – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, Limak Kosovo ka njoftuar se është certifikohet me ISO 9001, 10002 dhe 14001 për Shërbimet e Operimeve dhe Menaxhimin e Aeroportit.

Nëpër mjet një komunikate për media ANP ka bërë të ditur se përmirësimet e vazhdueshme të operimeve për pasagjerët, kompanitë ajrore dhe partnerët e biznesit, në menaxhimin e kualitetit i sollën aeroportit tri certifikatat tani të njohura zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim ISO.

“Certifikata e parë ISO 9001 iu dha aeroportit për rritjen dhe përmbushjen e standardeve të kualitetit. Aeroporti u certifikua me ISO 14001 për sistemin e menaxhimit të ambientit përderisa ISO 10002 është për menaxhimin të sistemit të ankesave drejt përmbushjes së kënaqshmërisë së klientëve që është edhe njëra ndër prioritetet e kompanisë Limak Kosovo International Airport”, ka njoftuar ANP-ja.

Mertol Genc, Drejtor Gjeneral i LKIA-s, ka deklaruar se marrja e kësaj certifikate është një moment historik i rëndësishëm.

“Kjo certifikatë na bën të ndihemi krenar drejt përmbushjes së vizionit tonë për zhvillimin e ANP’Adem Jashari‘ LKIA si një korporatë vërtetë e klasës botërore duke siguruar operime efikase të kualitetit të lartë dhe të fokusuara drejt klientëve dhe duke kontribuar kështu edhe në prosperitetin e Kosovës”, ka pohuar Genc.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)