03 Maj 2024

Aeroporti i Shkupit më i miri në Evropë

Shkup, 16 mars - Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) e shpalli Aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” më të mirin në Evropë në kategorinë e 2 mln udhëtarëve në vit. Gjatë 2012-ës cilësia e shërbimeve në Aeroportin e Shkupit ka qenë shumë e mirë.

Përzgjedhja u bë në bazë të fletave të plotësuara nga udhëtarët e 275 aeroporteve në Evropë. Ka një vit e gjysmë që koncesioneri i aeroporteve maqedonase është kompania turke TAV. Në fund të vitit të kaluar përmes Aeroportit “Aleksandri i Madh” kanë kaluar 906 871 udhëtarë.

Numri i tyre është rritur me 17.5 për qind në raport me vitin 2009. Aktualisht nga Aeroporti i Shkupit bëhen fluturime drejt 20 shteteve të ndryshme. Në muajin maj pritet të hapet linja e re drejt Stokholmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)