02 Maj 2024

Aeroporti i Shkupit atraktiv për kosovarët

Prishtinë, 10 shtator - Me ndërtesën e re terminale, me 23 pika kontrolli dhe 24 pika kontrolli për pasaportë, 6 eskalatorë dhe 9 ashensorë, Aeroporti i Shkupit është mometalisht nikoqir i 25 kompanive të fluturimit me 28 destinacione.

Ky aeroport ka kapacitet për tu shndërruar në nyjë regjionale që rregullisht do t’u shërbente 4.3 milion pasagjerëve.

Zoran Krstevski dhe Zafer Mese, menaxherë të kompanisë Turke TAV që operon me aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, sot në Prishtinë kanë prezentuar kapacitetin dhe operacionet e aeroportit më të ri dhe me të madh në regjion. Si rezultat për interesim të udhëtarëve dhe agjencive të udhëtimit nga Kosova, të dy menaxherët kanë përmendur kapacitetin e aeroportit, shërbimin e lartë dhe mundësitë me kosto të ulët për fluturimet nga Shkupi drejt destinacioneve evropiane.

Aeroporti i Shkupit ‘Aleksandri i Madh’ momentalisht është nikoqir i 25 kompanive të fluturimit me 28 destinacione. Lista më e fundit e destinacioneve, përfshinë fluturimet për  Antali, Ankona, Amsterdam, Beograd, Bruksel, Dortmund, Dubai, Dusseldorf, Ercan, Eindhoven, Stamboll, Izmir, Ljubljanë, Londër, Malme, Memmingen, Mulhouse, Palma de Majorka, Romë, Sabiha Gokcen, Stuttgart, Treviso, Vjenë, Zagreb dhe Zurich me çmime të ulëta prej 10 eurosh.

Të dy aeroportet menaxhohen nga TAV Macedonia. Më 1 Mars 2010, kompania turke TAV morri nën menaxhim Aeroportin e Shkupit ‘Aleksandri i Madh’ bashkë me atë të Ohrit ‘Shën Pali Apostull’, dhe të dyja do ti menaxhojë për 20 vjet, deri në Mars 2030.

Ndërtesa e terminalit të ri të Aeroportit të Shkupit, që u ndërtua para një viti e gjysmë, është 10 herë më e madhe se ndërtesa e vjetër si dhe ka të gjitha karakteristikat e aeroporteve modern. Pista është rritur dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për dy avion viganë (jumbo jets).

Ndërtesa është dy-katëshe, dhe e pajisur me 23 pika kontrolli, 24 pika kontrolli për pasaportë, 6 eskalator dhe 9 ashensorë. Aeroporti ka kapacitet të shndërrohet në nyjë regjionale dhe t’u shërbejë më shumë se 4.3 milion pasagjerëve rregullisht.

TAV ka arritur statusin e brendit global, jo vetëm në ndërtim të aeroporteve, por gjithashtu në menaxhim të tyre – si brend komplet i ri. Kjo u bë e mundur si shkak i njohurive, kualitetit të lartë të burimeve njerëzore dhe teknologjisë së avansuar.

Sipas hulumtimit ‘100 brendet më të vlefshme turke’ të bërë nga British Brand Finance në vitin 2011, TAV është radhitur e 32-ta.

Në hulumtimin ‘Top 500 kompanitë më të mëdha turke’ të bërë nga magazina Capital, janë përfshirë 5 kompani të TAV-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)