02 Maj 2024

Aeroporti i Prishtinës hapë dyert për punësime politike

Prishtinë, 1 prill - Për ata që i kanë familjarët e pushtetshëm punësimi nuk është problem në Kosovë.

Pavarësisht se mbi 40 për qind e kosovarëve janë të papunë ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe kryetari i komunës së Lypjanit, Shukri Buja, i kanë rehatuar të afërmit e tyre.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i pari e ka punësuar djalin, Yll Hysenin, e i dyti gruan Kadrie Buja, pa ndonjë procedurë konkurrimi.

Burime të gazetës “Tribuna”, tregojnë se këta nuk janë të afërmit e vetëm të pushtetarëve të punësuar në këtë kompani pas koncesionimit.

“Edhe komandanti i policisë së aeroportit e ka punësuar djalin bashkë me ta. Shumica e punëtorëve të ri janë të lidhur me dikë të fortë. Këta të Limakut të gjitha punësimet janë duke i bërë vetëm me rekomandime te politikës”, tregon një zyrtar i lartë, i afërm me zhvillimet në këtë kompani.

I njëjti tregon se menaxhemnti nga Turqia ka filluar përgatitjet për të larguar nga puna punëtorët, të cilëve tani u skadojnë kontratat e garantuara dyvjeçare

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)