07 Maj 2025

Aeroplani me energji diellore nis udhëtimin rreth botës

Abu Dhabi, 9 mars - Një aeroplan është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekjen e parë për të qarkulluar rreth botës duke përdorur vetëm energji diellore.

Aeroplani pritet të arrij cakun e parë, Muskatin e Omanit, pas 10 orë fluturimi.

Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi Oqeanët Paqësor dhe atë Atlantik, nënkupton se do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë.

Themeluesit e impulseve diellore në këtë aeroplan dhe pilotët e tij, Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se ata shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e “teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)