28 Mars 2024

Aeroflot do të blejë aeroplanë nga Boingu

Moskë, 24 qershor - Aviotransportuesi më i madh rus “Aeroflot” dhe prodhuesi më i madh amerikan i aeroplanëve “Boing” nënshkroi marrëveshje për furnizimin e tetë aeroplanëve të tipit “B-777-300E”. Marrëveshja të cilën e nënshkruan dy kompanitë është e rëndë 2,3 miliardë dollarë.

Furnizimet e aeroplanëve do të fillojnë në vitin 2013, ndërsa drejtori i “Aeroflot”-it paralajmëroi se këto fluturake do të kenë rol të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të rrjetit linear të kompanisë.

Boing “777-300E” është parashikuar për 385 udhëtarë dhe largësi maksimale prej 14.685 kilometrave.

Vitin e kaluar “Aeroflot” porositi 22 aeroplanë të tipit “787”, furnizimi i të cilave duhej të fillojë në vitin 2014, por më vonë afati i furnizimit është prolonguar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)