05 Maj 2024

Yahoo e kënaqur e sukseset

New York, 22 prill - Kompania a madhe Yahoo duket se është e kënaqur me sukseset e arritura kohët e fundit.

Të hyrat totale të kompanisë gjatë tri muajve të parë ishin 1,077 miliard dollarë, respektivisht vetëm 1% më shumë se një vit më parë në periudhën e njëjtë.

Njëkohësisht profiti nga afarizmi ra nga 190 milion të vitit të kaluar në 169 milion dollarë, pro edhe kjo është më mirë se pritjet të analistëve dhe aksionet e kompanisë u rritën 4% pas publikimit të rezultateve.

Scott Thompson nga kjo kompani, tha se ai është më se i bindur në vlerën e pronës së kompanisë dhe potencialin e afarizmit. Por njëkohësisht theksoi pakënaqësinë me gjendjen momentale, duke theksuar se të hyrat nga reklamimi nuk ishin as afër asaj çfarë duhet të jenë.

Megjithatë pritjet ishin më të pakëta dhe ky rezultat konsiderohet sukses. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)