05 Maj 2024

Wikipedia braktis Google Maps

New York, 12 prill - Wikipedia i është bashkangjitur numrit gjithnjë më të madh të kompanive të cilat kanë vendosur të zëvendësojnë Google Maps në shërbimet veta me OpenStreetMap.

Ky vendim është marrë pasi që Google në mars ka vendosur që përdoruesit e vet të mëdhenj të paguajnë për qasjen e tyre në API-n Maps, i cili deri atëherë ishte pa pagesë.

Google kërkon pagesë në mes 4 dhe 10 dollarëve për çdo 1.000 lexime shtesë të faqeve përmes së cilave Google Maps lexon më shumë se 25.000 në ditë.

Prandaj Wikipedia ka vendosur ta zëvendësojë Google Maps me OpenStreetMap, e cila shpesh quhet Wikipedia për harta .

Vendime të ngjashme kanë marrë edhe Foursquare, që në shkurt ka deklaruar që Google Maps API do ta zëvendësojë me OpenStreetMap dhe Apple, që po ashtu për nevojat e aplikacionit të vet iPhoto në iPad dhe iPhone ka vendosur të kalojë në OpenStreetMap.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)