28 Mars 2024

UNICEF lanson një aplikacion mësimor mbi edukimin seksual

Prishtinë, 15 tetor - Zyra e UNICEF-it në Kosovë po e lanson versionin më të ri të aplikacionit Shnet – Edukimi seksual, i cili është një aplikacion mësimor për ta informuar rininë e Kosovës mbi edukimin seksual. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 11:00, në 'Sheshi 21', në Prishtinë.

"Shnet" përbëhet nga katër komponente kryesore: Mëso, Luaj, Gjurmuesi i Periudhës, dhe Chatbot-i (programi për biseda).

Nëpërmjet komponentit "Mëso", përdoruesit do të kenë mundësinë të informohen më mirë mbi temat e mëposhtme: Anatomia, Shëndeti Seksual, Njihni veten, Marrëdhëniet e Shëndetshme, A e keni ditur se?

Në Kosovë, sipas AGTS (2014), shkalla e fertilitetit të vajzave adoleshente të moshës 15-19 vjeç është 15 në 1,000 gra. 66 përqind e femrave në Kosovë përdorin metodën e kontracepcionit nga të cilat 52 përqind mbështeten në metodat tradicionale kontraceptive dhe 14 përqind në metodat moderne.

17 përqind e femrave të reja dhe 17 përqind e të rinjve të moshës 15-24 vjeç i identifikojnë me saktësi mënyrat e parandalimit të transmetimit seksual të HIV-it dhe janë të vetëdijshëm për keqkuptimet rreth transmetimit të HIV-it.

Si u krijua? Aplikacioni u krijua nga Punëtoria UPSHIFT  e Laboratorit të UNICEF-it për Inovacione në Kosovë, në bashkëpunim me organizatën UN Women.

Tre vajza të reja kosovare, ngjashëm me bashkëmoshataret e tyre, ishin ballafaquar me mungesën e edukimit gjithëpërfshirës seksual në kurrikulat ekzistuese kombëtare.

Sipas tyre, arsimi formal i Kosovës ka informacion të kufizuar në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues.

Duke pasur parasysh epokën dixhitale në të cilën ne jetojmë, krijuesit e kësaj zgjidhjeje kanë ardhur me idenë e zgjerimit të njohurive të të rinjve në këtë temë të caktuar duke prodhuar një aplikacion për telefona.

Folësit kryesorë janë Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it, Zv. Ministri i Shëndetësisë,  Përfaqësuesja e UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, dhe Hana Sahatqija, Menaxhere e Programit në kuadër të Laboratorit të UNICEF-it për Inovacione në Kosovë. Përveç kësaj, do të ketë edhe fjalime nga vajzat e reja rreth tipareve të aplikacionit SHNET - Edukimi Seksual.
 
"Shnet" do të shërbejë si një aplikacion mësimor për të informuar rininë e Kosovës mbi edukimin seksual, shëndetin riprodhues dhe informacione të tjera relevante në lidhje me tema të ngjashme. Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me edukimin gjithëpërfshirës seksual dhe çështjet që lidhen me këtë temë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)