18 Maj 2024

Twiter me veçori të reja kërkimi

New York, 10 korrik - Rrjeti social Twitter ka bërë të ditur se do të “paraqes një veçori të re kërkimi që ofron rezultate automatike të njerëzve në twitter.

Funksioni që përmbushet automatikisht mbushet në shumicën e termeve për pyetësorin tuaj teksa e shkruani atë – rezultatet paraqiten vetvetiu brenda kutisë së kërkimit dhe listës që shfaqet më poshtë nga ku mund të zgjidhni një nga termet ose njerëzit që paraqiten.

Ju poashtu do të jeni në gjendje që të radhitni rezultatet e kërkimit me një filtër të ri. Cicërimat e njerëzve që ju i ndiqni, gjatë fazës së kërkimit do të paraqiten në pjesën e sipërme.

Kjo veçori, kur të implementohet, do të jetë e pranuar nga shumica. Duke qenë në gjendje që të bëhet filtrimi i cicërimave vetëm në bazë të njerëzve që i njihni, kjo me siguri që është veçori e re në Twitter.

Veçoritë e reja do të përfshijnë sugjerimet për përmirësim të drejtshkrimit për kërkimet e ngjashme, e poashtu edhe rezultatet për emrat e përdoruesve dhe emrat e vërtetë.

Këto ndryshime padyshim që mund të jenë të dobishme, por ato nuk paraqesin ndryshimin e menduar që erdhi me shtimin e tabit #Discover në vitin 2011.

Përmirësimet në Twitter do të shpërngulin shërbimin në një hap më afër barazisë me makinat madhore të kërkimit si Google dhe Bing.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)