18 Maj 2024

Tre astronautë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Moskë, 16 korrik - Një anije ruse e hapësirës është nisur në drejtim të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, me tre astronautë në bord.

Anija Soyuz u nis sot në mëngjes nga kozmodromi Bajkonur i Kazakistanit, me ekipin e tre astronautëve, amerikanen Sunita Williams, rusin Juri Malachenko dhe japonezin Akhito Hoshide.

Astronautët janë në plan të lidhen me stacionin e përhershëm hapësinor të martën. NASA thotë se ata do të punojnë me tre astronautë të tjerë, të cilët janë në plan të kthehen në Tokë në mes të muajit shtator.

Ekipi i parë shkoi në Stacion në maj. Astronautët e fundit kthehen nga hapësira më 17 nëntor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)