12 Maj 2024

Sony, me humbje rekorde

Seul, 11 maj - Sony planifikon shkurtimin e vendeve të punës si dhe reforma tjera pasiqë ka raportuar një humbje rekorde prej 5.4 miliardë dollarë në vitin fiskal që përmbyllet në mars.

Në njoftim thuhet se kompania me seli në Japoni ka humbur 3.2 miliardë dollarë vetëm në periudhën janar-mars, që është tremujori i pestë radhazi me humbje.

Rezultatet vjetore shënojnë vitin e katërt radhazi që kompania e pordhimit të videolojërave Playstation, televizioneve dhe prodhimeve tjera, shënon humbje.

Në deklaratë thuhet se fitimet janë gërryer nga vlera e lartë e jenit, komplikimet nga tërmeti shkatërrues dhe cunami i marsit, si dhe konkurrenca e fuqishme e kompanive tjera sikurse edhe rënia e çmimeve në sektorin e televizorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)