05 Maj 2024

Sony Ericsson sjell modelin ST18i

Helsinki, 11 qershor - Në pesë muajt e parë të vitit 2011, Sony Ericsson ka paralajmëruar gjashtë telefona të mençur Xperia, duke përfshirë edhe modelin elegant dhe të hollë Xperia Arc, si dhe modelin për lojëra Xperia Play.

Duket se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kjo kompani ka paralajmëruar edhe një model tjetër me emrin ST18i.

I quajtur si vëllai i vogël i modelit Xperia Arc, ST18i nuk është aq i hollë sikur që është Arc, ka ekran më të vogël (3.2 inç në krahasim me 4.2 inç) me rezolucion 854 x 480 piksel, por dallohet për harduerin e integruar, përdor procesorin 1GHz Qualcomm MSM8255 me grafikë Adreno 205, ka kamerë prej 8 megapiksel, e cila ka mundësi të xhirimit të videos HD në rezolucion prej 720p.

Po ashtu, përdor Bravia Mobile Engine për shfaqje më të mirë të fotos, ndërsa punon në sistemin operues Android 2.3.3, derisa në treg pritet në gusht të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)