29 Mars 2024

SHBA do të ndalojë shkarkimin e WeChat dhe TikTok

Washington, 19 shtator - Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se do t’i ndalojë njerëzit në Shtetet e Bashkuara që të shkarkojnë aplikacionet WeChat dhe TikTok që janë nën pronësi të firmave kineze, duke filluar nga 20 shtatori.

Zyrtarët e këtij departamenti thanë se ndalimi i shkarkimit të TikTok-ut ka ende mundësi të kthehet mbrapsht nga Presidenti Donald Trump para se të hyjë në fuqi të dielën, ndërsa kompania që e ka në pronësi, ByteDance, vazhdon përpjekjet për të realizuar një marrëveshje lidhur me të ardhmen e operacioneve të saj në Shtetet e Bashkuara.

ByteDance është në bisedime me korporatën Oracle dhe kompani të tjera për të krijuar një kompani të re, TikTok Global, që synon t’u japë përgjigje shqetësimeve amerikane lidhur me sigirinë e të dhënave të përdoruesve. ByteDance gjithsesi do të ketë nevojë për miratimin e Presidentit Trump për të hequr ndalimin në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e Departamentit të Tregëtisë thanë nuk do të ndalojnë transaksione të mëtejshme teknike për TikTok-un deri më 12 nëntor, gjë që i jep kompanisë më shumë kohë për një marrëveshje të mundshme për operacionet në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)