29 Prill 2024

Sharp përgatit rivalin e iPhone 5

Tokio, 15 maj - Sharp, gjigandi elektronik japonez, do të hedhë në treg një telefon të mençur që ka shumë të përbashkëta me HTC EVO 3D.

Engadget shkruan se paisja do të quhet Aquos Phone SH-12C, dhe merr nga HTC EVO 3D dhe Sensasion, Optimus 2X dhe gjithashtu nga Samsung Galaxy S2, edhe pse ai ka një bazë të vetme SoC.

Telefoni i mënçur ka njësinë qëndrore të procesimit më të shpejtën nga çdo telefon i mençur (Qualcomm MSM8255), i cili është një bazë e vetme me 1.4 GHz me një Adreno 205 GPU.

Ekrani me prekje, 4.2 inchësh, përdor të njëjtën teknologji që përdor Nintendo 3DS (i cili gjithashtu është i ndërtuar nga Sharp).

Përveç kësaj ka edhe dy kamera 8 megapixel në pjesën e pasme që mund të regjistrojnë pamje 3D në cilësi HD.

Telefoni do të dalë me 20 maj, me ngjyrë të zezë ose të bardhë dhe do të përdorë rrjetin japonez DoCoMo.

Sharp ende nuk ka lajmëruar mbi çmimin e telefonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)