08 Maj 2024

Sateliti më i madh i zbulimit, në muze afër Washingtonit

Washington, 18 shtator - Të shtunën agjencia qeveritare amerikane që është përgjegjëse për satelitët e zbulimit ka prezantuar një nga satelitët më të mëdhenj të spinuazhit që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndonjëherë në hapësirë.

Zyra Kombëtare e Kundërzbulimit e ka vendosur satelitin Hexagon ose KH-9 në Muzeun Kombëtar të Hapësirës  pranë Uashingtonit.

Sateliti me nofkën “Big Bird” ose Zogu i Madh është 18 metra i gjatë me diametër prej 3 metrash.

Gjatë kohës sa ishte në orbit nga viti 1971 deri në fillim të viteve ’80, sateliti ka marrë fotografi të Bashkimit Sovjetik dhe objektivave të tjera. Imazhet kanë ndihmuar që Shtetet e Bashkuara të sigurohen se Bashkimi Sovjetik i respektonte traktatet e kontrollit të armëve.

Sateliti është vendosur në muze për të festuar 50 vjetorin e Zyrës Kombëtare të Kundërzbulimit e cila ishte agjenci sekrete deri në vitin 1992.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)