02 Maj 2024

Samsung zbulon disa detaje të Galaxy S3

Seul, 20 janar - Samsung ka shfaqur detaje të telefonit që pritet të dalë së shpejti në treg. Bëhet fjalë për modelin Samsung Galaxy S3.

Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë modeli pasues i modelit të jashtëzakonshëm Samsung Galaxy S II dhe MËC 2012 duket të jetë vendi më i përshtatshëm ku do të prezantohet gjenerata e tretë e pajisjeve mobile të Samsung.

Duke shfaqur vetën për rreth 7 minuta në video, smartphone në fjalë demonstron funksionet e kësaj pajisjeje sportive dhe me një ekran të madh, që duket se do të ketë procesor 2GHz dual-core me 2GB Ram, ekran 4.6 inç Super Amoled Plus HD, kamerë 12 MP dhe mundësi për të incizuar 1080p Full HD.

Disa raportime kanë pretenduar se do të emërtohet Samsung Galaxy S 3D në mënyrë që ketë ndonjë lloj implementimi të teknologjisë 3D në kuadër të pajisjes, por me gjasë nuk do të ketë diçka në këtë drejtim. Megjithatë pritet të shihet se çka do të vihet në pah gjatë javëve në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)