29 Mars 2024

Samsung planifikon të prodhojë masivisht ekrane 3.3-inç

Bon, 2 shkurt - Samsung premton surpriza për këtë vit, ekrani AMOLED i heq celularit xhamin mbrojtës dhe prekja komandohet direkt në ekranin e aparatit. Samsung planifikon që në Mars të nxjerrë masivisht në treg ekrane me prekje të rinj 3.3-inç WVGA AMOLED.

Magjia qëndron në teknologjinë e prekjes një-qelizore, sensorë prekjeje 0.001 mm të trashë që ndodhen mes nënshtresës së panelit dhe filmit të polarizuar të poshtëm, duke hequr kështu xhamin mbrojtës të ekranit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Samsung do nxjerrë telefona më të hollë dhe më të lehtë me ekran me prekje më të ndritshëm brenda disa muajve.

OLED premton të jetë e ardhmja e ekraneve, por e keni menduar rezistencën që kanë këta ekrane? Në krahasimin mes një ekrani celulari të zakonshëm, që thyhet e copëtohet me një të goditur, ndërsa OLED edhe pas shume goditjesh e përthyerjesh s’ndjen asnjë vështirësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)