05 Maj 2024

Samsung ia kalon Nokias

Seul, 28 prill - Kompania “Samsung Electronics” ka kaluar “Nokia” duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i telefonave celularë. Kështu thotë një kërkim i kryer nga organizata Strategy Analytics.

“Nokia” mori kryesimin që në vitin 1998 duke lënë pas “Motorola”, por në tremujorin e parë të vitit 2012 “Samsung” tregoi 93 milionë telefona, 10 milionë më shumë se “Nokia”, që në treg nxori 83 milionë.

Gjithashtu, “Samsung” ka regjistruar përfitime më të mëdha që prej vitit 2008. Përfitimi neto ishte 4.5 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, deri më 31 mars, nga 2.7 miliardë të vitit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)