12 Maj 2024

Samsung Galaxy S3, 9 milionë porosi

Seul, 27  maj - “Korea Economic Daily” njofton se 9 milionë telefona të rinj të “Samsung-ut”, atij Galaxy S3 janë porositur para se kjo pajisje të arrijë në treg.

“Samsung” në fabrikën e tij në Korenë e Jugut prodhon modelet e reja të Galaxy S3 me kapacitet maksimal, rreth pesë milionë kopje për një muaj.

Të përmendurit nëntë milionë janë porositur nga ana e më shumë se 100 operatorëve mobil nga tërë shtetet e botës.

Samsung Galaxy S3 së pari do të paraqitet në Gjermani, më 29 maj, dhe pas kësaj shumë shpejt do të arrijë edhe në tregjet tjera.

Pajisja e re e “Samsung-ut” e ka ekranin 4.8-inç Super AMOLED me rezolucion 720p, 16 apo 32 GB hapësirë për të dhëna, kamerën me rezolucion 8 megapikselë dhe procesorin katërbërthamësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)