19 Maj 2024

Samsung Galaxy Nexus ndalohet të shitet në SHBA

New York, 1 korrik - Një gjykatës në Kaliforni urdhëroi ndalimin e shitjeve në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të aparateve celularë Samsung’s Galaxy Nexus, konkurrenti më i fortë i IPhone, pasi doli në konkluzionin se Samsung mund të ketë kopjuar patentën e gjigandit amerikan.

E njëjta gjykatëse i kërkoi gjigandit Apple të dorëzojë një garanci bankare prej 100  milionë dollarësh, garanci që do t’i shkojë Samsung në rast se Apple e humbet gjyqin për vjedhje të të drejtave të saj industriale.

Gjigandi i elektronikës nga Koreja e Jugut Samsung tha se ndjehej “i zhgënjyer” nga vendimi i së premtes. “Ne do të marrim të gjitha masat që të sigurohemi që Galaxy Nexus të mbetet i disponueshëm për klientët,” tha kompania.

Apple me bazë në Kaliforni dhe Samsung janë duke luftuar disa çështje gjyqësore kundër njëra-tjetrës me akuza dhe kundërakuza në gjykata të ndryshme në të gjithë botën.

Apple e akuzon Samsungun për “kopjim flagrant” të pamjes së jashtme të produkteve të saj, Samsung e akuzon Apple për kopjim të mënyrës se si tabletat dhe kompjuterët personal lidhen me internetin.

Këto janë dy kompanitë më të mëdha të botës sa i përket prodhimit të tabletave dhe të telefonave shumëfunksional të njohur si “smartphones” në botë.

Shitjet e iPad u dyfishuan në 15.43 milionë njësi në tre muajt e fundit të vitit 2011. Në tremujorin e parë u shitën 13.6 milionë njësi të tjera, gjë që i jep Apple rreth 63 për qind të tregut botëror të tabletave.

Samsung shiti 1.6 milionë tableta përgjatë të njëjtës periudhë duke zotëruar rreth 7.5 për qind të tregut.

Suksesi i iPhone e bëri Apple kompaninë më të shtrenjtë në planet sa i përket vlerës tregtare.

Ndërkohë, Samsung ka shijuar sukses të konsiderueshëm në këtë segment të tregut të elektronikës përmes produkteve Galaxy.

Ekspertët besojnë se kërkesa për tableta dhe për smartphone pritet të rritet edhe më tej në një të ardhme të afërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)