29 Prill 2024

Robotët do të zëvendësojnë punëtorët e Tajvanit

Tajvan, 3 tetor - Prodhuesja më e madhe në botë e elektronikës - Kompania “Foxconn” - ka bërë zgjedhjen e vet në favor të robotizimit të prodhimit.

Në 3 vitet e ardhshme ajo ka ndërmend të zëvendësojë një pjesë të personelit me 1 milionë robotë industrialë, njofton Agjencia ITAR-TASS.

Makinat do të kryejnë operacionet rutinë: punët e saldimit, kolorimit dhe montimit.

Analistët mendojnë se robotizimi jashtëzakonisht i madh i prodhimit të Kompanisë do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shkurtimin masiv të fuqisë punëtore.

Aktualisht në Kompaninë “Foxconn” rezultojnë të punësuar 1.2 milionë veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)