06 Maj 2024

Rinis shitja e iPhone 4S në Kinë

Pekin, 5 shkurt - Ka rifilluar prej ditës së djeshme në Kinë dhe Hong Kong shitja e modelit 4S të iPhone, pas një bllokimi 3-javor të vendosur pas përleshjeve dhe incidenteve të regjistruara jashtë dyqanit të “Apple”.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “China Daily”, sipas të cilës kompania amerikane ka vendosur të ndërmarrë politika të reja shitjeje, për të rregulluar porositë dhe dorëzimin e produktit në Hong Kong dhe Kinën kontinentale.

“Apple” ka rihapur gjithashtu edhe shërbimin e porosive online por klientët kinezë deri tani nuk kanë marrë një datë të saktë për dorëzimin. Megjithatë, ata janë siguruar se do ta marrin produktin maksimumi në fillim të marsit.

Ndërmarrja e mollës ka nisur aplikimin e përkohshëm të një sistemi llotarie në Hong Kokng për të rezervuar të drejtën e prenotimit të iPhone-it.

Ndërkohë, sipas disa ekspertëve të tregut, shumë nga 4S-të e shitur në Hong Kong, ku cmimi është i ulët për shkak të taksave të ulëta, përfundojnë në tregun e zi të Kinës kontinentale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)