13 Maj 2024

Prezentohet Samsung Galaxy S3

Seul, 4 maj - Ashtu siç ju kemi paralajmëruar dje Samsung prezentoi produktin e tij më të fundit, Galaxy S3.

Telefoni i ri pritet të luajë një rol kyc në mënyrën se si marka Samsung dhe sistemi Android qe ata perdorin, do te perceptohen nga publiku.

Paraardhësi i tij, Galaxy S2 ishte faktori kryesor që bëri Samsungun tia kalonte Nokias në garën për tu bërë kompania më e shitur telefonike ne botë.

Edhe pse me një ekran 22% më të madh se S2, madhësia e telefonit nuk kishte ndonjë ndryshim të dukshëm duke qënë se janë bërë përmirësime në strukturën e tij.

Për vendosjen e një ekrani më të madh, Samsung mund të jetë influencuar nga suksesi që pati tabloidi Galaxy Note që I tejkaloi edhe parashikimet e ekspertëve.

Firma Koreano-jugore tha se vendosja e disa kamerave inteligjente të ndryshme, bëjnë të mundur që telefoni të hapet thjesht duke patur një kontakt sysh. Gjithashtu ai mund të mos I zbehë dritat apo të kycet për sa kohë pronari i mban sytë mbi telefonin.

Një tjetër përmirësim është ai i sistemit të komandave zanore. “ Është më shumë se një sistem I thjeshtë.

Ai është si një shok që të që të dëgjon dhe të përgjigjet efektivisht”- tha një prej prezantuesve gjatë eventit në Londër. Ky sistem pritet të krahasohet me Siri-n, i përdorur nga Apple për telefonat e tyre.

Ekspertët mendojnë se Galaxy S3 do të ndihmojë sistemin Android të vazhdojë të jetë sistemi operativ më i perdorur për telefona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)