07 Maj 2024

Prezantohet versioni i ri i BlackBerry

Otava, 28 tetor - Prodhuesi i njohur kanadez, kompania Research In Motion së fundmi ka prezantuar modelin e saj të ri celular, të quajtur BBX.

Janë publikuar edhe disa detaje të reja të cilat flasin për modelin e ri të telefonit Smart të këtij prodhuesi, i cili do të mbështetet në BBX.

Sipas N4BB, thuhet se do të jetë pikërisht modeli BlackBerry Colt, i cili do të bazohet në këtë sistem të ri operativ të kompanisë RIM.

BlackBerry Colt do të vijë në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, proçesor me dy bërthama, si dhe dy kamera, ndërsa pajisja do të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)