03 Maj 2024

Prezantohet konvertimi nga zëri në figurë në bisedat telefonike

Seul, 6 mars - LG Electronics paraqiti me sukses gjatë Kongresit Botëror të Celularëve (KBC) konvertimin e parë nga zë në figurë në një rrjet LTE.

Demonstrimi, që bazohej në teknologjinë në pronësi të LG-së, bën të mundur që përdoruesit të kalojnë nga opsioni zë me cilësi të lartë tek video me rezolucion të lartë gjatë një bisede telefonike, raporton noa.al.

Gjithashtu u demonstrua një shërbim i shkëmbimit të videove që bën të mundur shkëmbimin e videove në kohë reale në një rrjet LTE, gjatë kohës që ato regjistrohen.

Procesi i konvertimit LTE të LG-së përputhet me profilin IP Multimedia Subsystem (IMS) për Shërbimin Bisedimor Video (CVS), standardi i industrisë vendosur nga GSMA për të menaxhuar shërbimin e të dhënave video dhe audio në LTE. LG do të lançoje këtë vit smartfonë të aftë për LTE që përputhen me CVS këtë vit.

“LG do të vijojë të jetë në krye të LTE duke zhvilluar dhe futur risi që konsumatorët mund t’i provojnë aktualisht dhe të përfitojnë prej tyre,” tha Dr. Jong-seok Park, President dhe CEO i kompanisë LG Electronics Mobile Communications.

“Sektori LTE po përparon me shpejtësinë e dritës dhe teknologjia jonë e konvertimit nga zë në figurë është në pozicionin më të mirë për t’u përshtatur nga mbarë industria.”

Para futjes së teknologjisë LTE, thirrjet video me definicion të lartë ishin të pamundura, pasi rrjetet 3G nuk mund të përballonin volumin e të dhënave që kërkohet për imazhet video të cilësisë së lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)