11 Maj 2024

Pakistani bllokon Twitter-in, shkak materialet fyese për Islamin

Islamabad, 21 maj - Qeveria pakistaneze ka bllokuar rrjetin social Twitter për shkak të materialit, që është konsideruar fyes për Islamin.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon kryetarin e Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, Mohamed Jasin, të ketë thënë se kjo faqe e internetit është bllokuar të dielën për shkak se Twitter ka refuzuar të heqë materialet që lidhen me një garë me Facebook-un, për të postuar imazhet e profetit islamik Muhamed.

Jasin shtoi se Facebook ka rënë dakord për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje për të marrë të njëjtën gje edhe nga Twitter, raporton REL.

Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizuel të profetit si blasfemi.

Një konkurs i ngjashëm në Facebook në vitin 2010 provokoi Pakistanin, i cili bllokoi rrjetin për rreth dy javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)