06 Maj 2024

Nokia përgatit modelin Lumia 910

Helsinki, 4 shkurt - Sipas informatave që mund t’i lexojmë në internet, Nokia tashmë po përgatit modelin e përmirësuar të telefonit të saj të mençur Lumia 900.

Kjo pajisje është paralajmëruar në panairin e elektronikës CES dhe së pari do të paraqitet në tregun amerikan, ndërsa më pas pritet edhe në tregjet e tjera.

Sipas paralajmërimeve, risia më e madhe nga versioni paraprak, ai 900, pritet të jetë sensori i kamerës, i cili për dallim nga ai i mëparshmi prej 8 MP, tani do të jetë 12 MP.

Natyrisht, Lumia e re do të punojë në sistemin operues Microsoft Windows Phone 7.5, por nuk ka informacion se kur ky model do të dalë në shitje në tregun evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)