02 Maj 2024

Nokia Lumia 900 del në mars

Helsinki, 16 janar - Kompania Finlandeze pasi e ka prezantuar në panairin e pajisjeve elektronike në Las Vegas telefonin më të fundit të saj ka njoftuar se do e hedh në treg gjatë muajit mars.

Nokia Lumia 900 pritet që fillimisht të jetë në shitje në tregjet amerikane dhe më pas pritet të dalë edhe në vende të tjera.

Nokia po përdor sistem operimi Windows Phone për të rritur më shumë shitjet dhe për të konkurruar më denjësisht kompanitë që prodhojnë telefona të zgjuar.

Telefoni i ri i Nokia-s ka ekran ′AMOLED′ me rezolucion 800x480, 0.6′′ më të madh se te modeli ′Lumia 800′, ka procesor ′Qualcomm′, 1.4GHz dhe kamerë 8MP si dhe memorie 512MB. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)