09 Maj 2024

Nokia lëshon telefonin e 1.5 miliard

Helsinki, 25 janar - Kompania finlandeze e prodhimit të telefonave Nokia ka lëshuar telefonin e 1.5 miliard me sistem operimi S40. Telefoni i parë i këtij lloji u shit në vitin 1999 dhe rezultoi sukses për vite të tëra për këtë kompani.

 Është e vështirë të mendosh për një linjë të tillë produkti që ka një ndikim të madh në popullsinë e botës  tha Mary McDouell, që drejton divizionin e telefonave tek Nokia.

Kompania përllogarit se aktualisht janë 675 milion persona të cilët vazhdojnë të përdorin një telefon me sistem operimi S40.

Tashmë kompania finlandeze po ndryshon taktikë dhe është fokusuar tek telefonët Windows Phone në mënyrë qetë konkurrojë sa më denjësisht kompanitë që prodhojnë telefona të zgjuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)