29 Mars 2023

Njerëzit shpenzojnë kohën në Facebook

SHBA, 6 shkurt - Ndërkohë që numri i njerëzve që aplikojnë në faqet shoqërore të internetit si Facebook, Myspace e Twitter rritet, vazhdojnë ende diskutimet në lidhje me humbjen e vendit të punës shkaktuar nga këta faktorë.


Në një dosje të përgatitur nga revista “The Economist”, theksohet se nëse do të ekzistonte një shtet me 350 milion përdorues të Facebookut, do të ishte shteti i tretë më i populluar në botë pas Kinës dhe Indisë.

Në numrin e fundit të revistës angleze “The Economist” është publikuar një dosje lidhur me faqet shoqërore të internetit si Facebook, Myspace, Twitter e të tjera. Duke shënuar se këta faqe po ndryshojnë mënyrën e komunikimit, të punës dhe të luajturit mes njerëzve, theksohet se të ardhurat e sektorit të rrjetit të komunikimit social në Amerikë kanë arritur në 1,2 miliard dollarë dhe në vitin e fundit janë rritur me 4%.

Sipas të dhënave të kompanisë Nielsen të publikuara në dosje, mesatarja e orëve të harxhuara në ditë në faqet sociale të internetit është gjashtë, ndërsa australianët zënë vendin e parë me 7 orë. Ndërkohë në vendet e para janë anglezët me 6 orë e gjysëm, italianët dhe amerikanët me 6 orë dhe koreano-veriorët me 5,5 orë.

Një popullaritet i tillë i Facebook dhe rrjeteve të tjera të komunikimit të ngjashme me të shpjegohet nga realizimi i mundësive të ndryshme të komunikimit, mundësimi i ndarjes së informacioneve private duke i dhënë përdoruesit një kontroll të fshehtë dhe ekzistimi i shumë variacioneve për të kaluar kohën.

Ndërkohë që praktikimi i lojërave falas nga këto faqe mundëson jo vetëm zbavitjen, por forcon edhe marrëdhëniet miqësore, duke qenë një komponent i cili shton popullaritetin e tyre. Duke theksuar se lojëra të tilla kanë krijuar një industri të madhe pritet që në vitin 2012 të ardhurat nga lojërat sociale në Amerikë të jenë 2,2 miliard dollarë.

Facebook shkakton humbje ekonomike

Nga ana tjetër në vendet e punës të faqeve sociale vazhdon diskutimi i zjarrtë rreth ndikimit të tyre në humbjen e vendit të punës. Sipas kompanisë së Shkencave Teknologjike Morse përdorimi i faqeve sociale gjatë orarit të punës në Angli bëhet shkak për humbjen e 1,4 miliard dollarëve. Ndërsa sipas grupit studiues amerikan Nucleus Research nëse kompanitë do të ndalojnë përdorimin e Facebookut atëherë produktiviteti llogaritet të rritet me 1,5 %.

Ndërsa The Economist mbështet mendimin se disa nga punonjësit kanë telefonë të teknologjisë së lartë prandaj dhe ndalimi i përdorimit nuk do të thotë që punonjësit do të harxhojnë më shumë kohë për të punuar, rrjedhimisht ndalimi i përdorimit është vetëm një humbje kohe.

Nëse prekim dhe çështjen e fshehtësisë në dosje thuhet se 60% e të rriturve preferojnë të kufizojnë komunikimet në profilet e tyre. Edhe pronari i Facebook Mark Zuckerbrg i kritikuar për shkak të zbulimit të profileve duke ndryshuar normat standarde të fshehtësisë, justifikohet duke thënë se kanë ndryshuar normat sociale dhe njerëzit kërkojnë t’i ndajnë me të tjerët informacionet në mënyrë më të hapur. D

 

isa grupe të cilat janë pro fshehtësisë shfaqën kritikat e tyre ndaj Facebook, i cili për të shtuar trafikun e komunikimit dhe për të sfiduar faqet konkurruese si Twitter ka dobësuar masat e fshehtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)