03 Maj 2024

Një stuhi diellore pritet të godasë tokën

Florida, 8 mars - Një stuhi e fuqishme solare pritet ta godasë tokën, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ajo mund të çregullojë rrjetin elektrik, sistemin satelitor të navigimit(GPS) dhe fluturimet ajrore.

Ekspertët e hapësirës në SHBA thonë se stuhia e shkaktuar nga shpërthimi më i madh diellor në pesë vjetë e fundit po udhëton drejt tokës më nje shpejtësi prej mbi 6 milionë kilometrash në orë dhe pritet të hyjë në atmosferën e tokës të enjten rreth orës 12 (GMT). Stuhia solare pritet të zgjasë deri të premten.

Shkencëtarët thonë se stuhia është shkaktuar nga një shpërthim masiv që ka ndodhur në diell në fillim të kësaj jave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)