02 Maj 2025

Nikon krijon aparat fotografik për të pasionuarit pas ‘selfie’-ve

Tokio, 14 shtator - Kompania Nikon ka krijuar një aparat të ri fotografik posaçërisht për të pasionuarit pas ‘selfie’-ve. Kjo kamera quhet Nikon Coolpix S6900.

Kamera Coolpix S6900 ka një sërë veçorish që do të mbështesin ‘selfie’-t, që nga dizajni i kamerës, deri tek softueri që gjendet brenda saj. Kjo pajisje është e para që ka ekran të përshtatshëm LCD.

Ajo ka disa opsione për të hequr rrudhat e fytyrës ose për të zbardhur dhëmbët. Ju mund të lidhni gjithashtu kamerën me telefonin inteligjent dhe të shpërndani menjëherë fotot e bëra me cilësi të lartë duke përdorur Wi-Fi.

Nikon Coolpix S6900 ka një sensor CMOS 16 megapikselësh me procesorin Expeed C2, dhe lente me gjatësi 25-300mm në anën ballore, që mund të zmadhojnë fotot deri në 12 herë. Ka edhe një ekran 3 inç me rezolucion 460k-dot në anën e pasme, e cila mund të lëvizë në disa pozicione.

Kompania Nikon nuk ka e konfirmuar akoma çmimin e këtij aparati fotografik apo datën se kur do të dalë në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)