02 Maj 2025

Ndryshimet e reja të Facebook

New York, 7 mars - Facebook njoftoi ditën e enjte se do të ndryshojë pamjen e kryefaqes. Por para se të çuditeni, duhet të dini se ndryshimi nuk do të jetë madhor.

Ndryshimi i kryefaqes paraqitet në foton poshtë. Po ta shikoni, nuk duket keq dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Patjetër që njerëzit i urrejnë ndryshimet, sidomos kur bëhet fjalë për facebook-un. Modifikimet që ka bërë rrjeti social kanë ndeshur në peticione, pakënaqësi dhe kërcënime se njerëzit do të largohen nga rrjeti.

Sipas Facebook-ut ky modifikim do të përfshijë disa ndryshime që ka provuar edhe vitin e shkuar, por jo disa të tjera. Siç mund të shihet, fotografitë do të duken më të mëdha dhe do të përdoret një lloj i ri shkrimi. Asgjë e veçantë! 

Pamja e Facebook-ut në telefon do të mbetet e pandryshuar. Përsa u përket ndryshimeve në ekrane, prisni që t’i shihni brenda pak javëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)