28 Mars 2024

NASA nxjerr nga funksionimi teleskopin e kërkimit të planeteve "Kepler"

Florida, 1 nëntor - Agjencia hapësinore e SHBA-së NASA ka vendosur që të nxjerrë nga funksionimi teleskopin hapësinor "Kepler" të saj, pasi ai ka harxhuar karburantin e nevojshëm për operacionet e mëtejshme shkencore.

"Kepler"-i ka punuar në hapësirën e thellë për nëntë vjet, duke zbuluar mbi 2600 planete jashtë sistemit tonë diellor, shumica e të cilave mund të jenë premtuese për lindjen e jetës.

Teleskopi zbuloi edhe afro 50 planete që mund të kenë të njëjtën madhësi dhe temperaturë si Toka jonë, duke përfshirë një planet të quajtur "Kepler 22B", që ndodhet mbi 600 vite dritë larg Tokës.

Kryehetuesi për misionin "Kepler" të NASA-s, William Borucki, thotë se teleskopi bëri vrojtimin e parë të planeteve në galaktikën tonë dhe u ngarkua me misionin e parë të NASA-së për ta zbuluar planetet me madhësinë e Tokës në zonat e banueshme të yjeve të tyre.

Pasardhësi më i përparuar i "Kepler"-it është Sateliti i Gjurmimit të Eksoplanetit Kalimtar (TESS), i lëshuar në prill, që është ndërtuar mbi bazën e "Kepler"-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)