13 Maj 2024

NASA: Një stuhi gjigante diellore po vjen

Florida, 12 maj - Një njollë e madhe diellore e njohur me ermin e AR 1476, është përcaktuar nga ekspertët e NASA-s, agjencia hapësinore amerikane, si një monstër i vërtetë për shkak të përmasave që ajo mbart.

\"Gjatë këtyre ditëve ajo është konstatuar të jetë aq e madhe saqë mund të shihet me sy të lirë\", thonë zyrtarë të NASA-s që janë shprehur për mediat amerikane. Aktiviteti i kërcitjeve të saj është fotografuar dhe regjistruar nga specialistët e NASA-s.

Në brendësi të kësaj njolle gjigante diellore, ekziston një sasi energjie që shumë shpejt mund t’i japë jetë erozionit më të fuqishëm diellor. Do të jenë rrezet X që do të kenë ndikim dhe në planetin tonë.

Monstra diellore AR 1476 është lokalizuar nga NASA dhe ka një diametër të barasvlershëm me më shumë se 100.000 kilometër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)